Manastirliu: Mbi 25 mijë mësues kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19

Mbi 25 mijë mësues i kanë marre të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ne nje postim ne “Facebook” shprehet se procesi i vaksinimit do të vijojë deri garantimin e një viti akademik të qëndrueshëm, ndërsa njofton se 42, 780 arsimtarë kanë marrë vaksinën për Covid.

Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët.

Mbi 25 mijë mësues i kanë kryer të dy dozat e vaksinës”, shkruan Manastirliu, bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi