Makolli: Çështja e ministrit Sefaj në duart e Pacollit

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka theksuar se sot nuk do të ketë takim kryesia e kësaj partie.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendimi për largimin ose jo të ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj ka shkuar të presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Ne e kemi diskutuar dhe tash rasti ka shkuar të presidenti Pacolli. Tash presin se cili do të jetë vendimi, duke mos harruar se AKR-ja është një parti që i respekton institucionet dhe kontribuon për shtetin, madje në kohën e një vakuumi të madh institucional ne jemi bërë pjesë e Qeverisë. Nuk konsiderojmë se ministri ka bërë gabim, por gjatë ditëve në vazhdim do të shohim cili do të jetë pozicioni i AKR-së përballë kësaj çështje”, ka shtuar Makolli.

Ndryshe, pas deportimit të gashtë shtetasve turq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të lirohet nga detyra ministri i Punëve të Brendshme(MPB), Flamur Sefaj dhe Drejtori i Agjencionit të Kosovës për Intelegjencë (AKI)./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi