Makina përplas motorin në Vlorë, plagoset shoferi 30-vjeçar

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Vlorë, pasi një automjet u përplas me motorin me të cilin udhëtonte

Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi