Makina kositëse e barit që arrin 160 km/h për 6.3 sekonda

Kositësja e barit e kompanisë prodhuese të automobilave ‘Honda’, e emëruar si ‘Mean Mower V2’, ka përformancë më të lartë sesa Bugatti Chiron.

Honda, me prodhimin e këtij mjeti, ka arritur t’i bëjë vend vetes në Librin Gines, me kositësen e barit që arrin 160 km/h më së shpejti në botë – për 6.3 sekonda, transmeton lajmi.net.

Një rekord të përafërt me këtë e theu Jess Hawkins, vozitës i formulave të serisë W, me një mesatare prej 6.29 sekondash.

Mean Mower V2 arrin shpejtësinë prej 160 km/h më shpejt se Audi R8, Aston Martin DBS Superleggera apo Ferrari Portofino.

Videon e momentit të thyerjes së rekordit në fjalë mund ta gjeni më poshtë.

Honda pretendon se shpejtësia maksimale që arrin kjo kositëse bari është 242 km/h.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi