Majlinda Bufi fiton betejën ligjore, shpallet e pafajshme

Më datë:

GJKKO ka shpallur të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.

Bufi u mor e pandehur nga SPAK më 14 nëntor 2025.

Ajo u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.

Bufi u mor e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3. Ndaj saj u depozituan tre kallëzime në SPAK.

Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.

Gjithashtu, PD Roskovec depozitoi një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i dhunës në Zvërnec, gjykata vendos për rojet: njëri lirohet, Biba qëndron në paraburgim

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për...

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare shkarkon drejtoreshën dhe kërkon hetim

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe...

Opozita serbe kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në...

Rama ndan pamjet: Paradë mbresëlënëse e Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë...