Majko në Athinë, Skouletis: Mbrojtja e emigrantëve, prioritet i yni

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ndodhet në Athinë ku është takuar me ministrin e Brendshëm grek, Panagiotis Skouletis. Ky i fundit i garantoi ministrit se mbrojtja e emigrantëve dhe sidomos komunitetit shqiptar, është prioritet i qeverisë greke.

Ministri Majko nga ana e tij e vuri theksin tek ripërtëritja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai përmendi takimet e fundit mes Ministrave të Jashtëm dhe Kryeministrave grekë e shqiptarë, që siç tha, përcollën mesazhe shumë të qarta për lidhjet dypalëshe.

“Të dyja shtetet kanë një të ardhme të përbashkët’-ishin fjalët e z. Majko, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj temave të thjeshta, të tilla si mësimi i gjuhës shqipe. Për këtë, ministri i Brendshëm grek pohoi se ruajtja e gjuhës është shumë e rëndësishme. Ministria e Brendshme greke ka krijuar një pozicion te ri, Sekretari i Posaçëm për çështjet e nënshtetësisë, i cili gjatë takimit u kujdes të siguronte Ministrin se po punojnë për lehtësimin e procedurave për integrimin e fëmijëve në shoqërinë greke.

Ministri i Brendshëm grek u shpreh gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë në përpjekjen për t’u integruar në BE./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi