Madonna paralajmëron turneun botëror për vitin 2023

E gatshme për t’u rikthyer në skenë dhe koncerte është Madonna, e cila publikoi turneun e saj botëror të vitit 2023 në një video ku shfaqet Amy Schumer.

Ylli i njohur së fundmi kishte fshirë të gjitha postimet nga llogaria e saj në Instagram, duke i dhënë fansave të saj një paralajmërim të madh. Në fund të fundit, është një taktikë e ndjekur nga persona shumë të njohur në rrjetet sociale, kur përgatiten të nxjerrin diçka të re.

“Four Decades, The Celebration Tour” i Madonna-s është këtu dhe madje ka koncerte dhe paraqitje edhe në Evropë.

 

Njoftimi i Madonna-s ‘Four Decades, The Celebration Tour’

Nëpërmjet një videoje 5-minutëshe me Lil Wayne, Bob the Drag Queen, Judd Apatow dhe më shumë, Mbretëresha e Pop-it pranon sfidën e Amy Schumer për të bërë turne dhe për të performuar hitet e saj më të mëdha.

 

Turneu i Madonna-s do të nisë më 15 korrik në Vankuver, Kanada, me 35 qytete në listë. Udhëtimi muzikor vazhdon nëpër SHBA dhe Amerikën e Veriut, nga Çikago në Los Anxhelos dhe përfundon në Evropë: Londër, Barcelonë, Stokholm dhe qytete të tjera. Turneu përfundimisht do të përfundojë në Amsterdam më 1 dhjetor.

Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë që të jetë e mundur me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që ata kanë pritur”, tha Madonna në një deklaratë.

Biletat dalin në shitje të premten, më 20 janar në madonna.com/tour.

Vendet e “Four Decades, The Celebration Tour” në detaje

07-15 Vancouver, British Columbia – Rogers Arena
07-18 Seattle, WA – Climate Pledge Arena
07-22 Phoenix, AZ – Footprint Center
07-25 Denver, CO – Ball Arena
07-27 Tulsa, OK – BOK Center
07-30 Saint Paul, MN – Xcel Energy Center
08-02 Cleveland, OH – Rocket Mortgage Fieldhouse
08-05 Detroit, MI – Little Caesars Arena
08-07 Pittsburgh, PA – PPG Paints Arena
08-09 Chicago, IL – United Center
08-13 Toronto, Ontario – Scotiabank Arena
08-19 Montreal, Quebec – Center Bell
08-23 New York, NY – Madison Square Garden
08-24 New York, NY – Madison Square Garden
08-30 Boston, MA – TD Garden
09-02 Washington , DC – Capital One Arena
09-05 Atlanta, GA – State Farm Arena
09-07 Tampa, FL – Amalie Arena
09-09 Miami, FL – Miami-Dade Arena
09-13 Houston, TX – Toyota Center
09-18 Dallas, TX – American Airlines Center
09 -21 Austin, TX – Moody Center ATX
09-27 Los Angeles, CA – Crypto.com Arena
10-04 San Francisco, CA – Chase Center
10-07 Las Vegas, NV – T-Mobile Arena
10-14 Londër, Angli – The O2
10-21 Antwerp, Belgjikë – Sportpaleis
10-25 Kopenhagen, Danimarkë – Royal Arena
10-28 Stokholm, Suedi – Tele2
11-01 Barcelona, ​​Spanjë – Palau Sant Jordi
11-06 Lisbonë, Portugali – Altice Arena
11- 12 Paris , Francë – Accor Arena
11-13 Paris, Francë – Accor Arena
11-15 Këln, Gjermani – Lanxess Arena
11-23 Milano, Itali – Forumi Mediolanum
11-28 Berlin, Gjermani – Mercedes-Benz Arena
12-01 Amsterdam, Holandë – Ziggo Dome.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi