Macron vlerëson reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut: Negociatat pas reformimit të BE

Kancelarja Angela Merkel u takua sot me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit franko-gjerman në Tuluzë, ku kanë diskutuar edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel dhe Macron deklaruan se këto dy vende kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por fillimisht duhet të reformohet procedurat e pranimit në Bashkimin Europian.

Merkel theksoi faktin se kërkohet që vendimi të jetë unanim dhe i pranuar nga të 28 vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa Macron vlerësoi reformat e ndërmarra deri tani nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ai theksoi se pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE.

“Përshëndes kurajon dhe arritjet që janë bërë nga dy drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ata kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre në vitet e fundit. Dhe unë e njoh këtë gjë dhe dua të dërgoj një sinjal pozitiv”, deklaroi Macron duke theksuar se “ashtu si Kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën”.

Macron tha se “ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi