13.5 C
Tirana

Macron: Të shtënat në Paris sulm i ndyrë kundër kurdëve

Më datë:

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se të shtënat vdekjeprurëse në Paris ishin një sulm i qëllimshëm dhe i ndyrë ndaj kurdëve.

”Kurdët në Francë ishin objektivi i një sulmi të ndyrë në mes të Parisit”, shkroi Macron në Twitter duke ngushëlluar familjarët.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha se autori i dyshuar “duket se donte të sulmonte të huajt”, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Tre persona humbën jetën dje, pasi u qëlluan me armë zjarri, pak para mesditës në qarkun 10 të Parisit.

Prokuroria franceze tha se tre persona të tjerë ishin plagosur, dy prej të cilëve ishin në gjendje emergjence absolute.

”Është hapur një hetim për akuzat e vrasjes, vrasjes me dashje dhe dhunës së rëndë”, saktësoi prokuroria.

”Një i dyshuar, një burrë i moshës 60 deri në 70 vjeç është arrestuar dhe është caktuar në mbajtje policore”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...