5.5 C
Tirana

Macron, Merz, Starmer e Tusk në Ukrainë

Më datë:

Katër liderët kryesorë të Evropës, kancelari i zgjedhur gjerman, Merz, presidenti francez Macron, kryeministri britanik Starmer dhe kryeministri polak Tusk mbërritën në Kiev.

Ata u pritën nga presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, teksa vendosen të bënin homazhe për viktimat e luftës në memorialin e Sheshit të Pavarësisë.

Misioni i tyre, është i qartë nxitja e një armëpushimi të plotë 30 ditor të luftë së nxitur nga Rusia. Në njëdeklarate të tyre të përbashkët para udhëtimit në Kiev ata thonë se ky plan është i paraqitur edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Kjo sipas tyre do te krijojë hapësirë për të diskutuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Kancelari gjerman Merz deklaroi se nëse Putini refuzon armëpushimin pa kushte, atëherë do të përballet me sanksione të ashpra.

Presidenti Macron e cilësoi këtë takim nisjen e një epoke të re që e konsideron Evropën një fuqi dhe një moment historik për mbrojtjen evropiane dhe një pavarësi më të madhe për sigurinë e Evropës. Shefi i Elizesë tha se nëse arrihet marrëveshja është e nevojshme që Kievi e Kremlini të nisin bisedimet direkte mes tyre.

Vizita e përbashkët në Kiev shihet si një përgjigje simbolike ndaj pjesëmarrjes së mbi 20 liderëve botërorë në ceremonitë e Ditës së Fitores në Moskë, mes tyre edhe presidenti kinez Xi Jinping, të cilët u pritën një ditë më parë nga presidenti rus Vladimir Putin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...