Lushtaku vizitoi TIK-ën, falënderoi shtetin e Turqisë për mbështetjen e shtetit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka vizituar sot Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim(TIKA), në Kosovës, organizatë kjo qeveritare truke e cila realizon projekte në mbështetje të Kosovës në shumë fusha, shkruan Kosova Post.

Lushtatku është pritur nga koordinatori i TIK-ës në Kosovë Hasan Burak Ceran, ndërsa këtë vizitë të deputetit Lushtaku e vlerësojnë lartë dhe shprehen të nderuar me vizitën e tij.

Kjo vizitë u bë e ditur përmes një postimin në faqen zyrtare të TIK-as, derisa përfaqësuesit e kësaj organizate kanë thënë se vizita e Lushtatkut kishte karakter pune ku deputeti është njohur nga afër me projektet dhe aktivitetet e TIK-as në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Sot zyrën tonë ka vizituar deputeteti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së z. Mergim Lushtaku, i cili për së afërmi u njoftua me projektet dhe aktivitetet e TIKA-së në Kosovë.

Ai falënderoi popullin dhe shtetin Turk për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë për popullin Shqiptar dhe shtetit të Kosovës.

Kemi theksuar se Turqia gjithmonë ka qenë pranë Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë pranë saj si dhe mbështetja jonë me projektet dhe aktivitetet tona do të vazhdojnë me intenzitet të shtuar në përvjetorin e 10 të pavarësisë së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi