Lushnje, humb jetën në aksident rrugor 24-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në qytetin e Lushnjes.

Sipas komunikatës së policisë, rreth orës 02:25, në vendin e quajtur “Zhym”, shtetasi 24-vjeçar V.H. me banim në fshatin Halilaj të Lushnjes, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Fiat Punto” dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe është aksidentuar pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi 28-vjeçar L.P., banues në fshatin Pirrë. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi