Lumezi kërkon hetim për publikimin e listave të veteranëve mashtrues

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillojnë hetimet për çdo zyrtar nëse ka kryer ndonjë vepër penale me rastin e publikimit të listave të veteranëve.

“Zyra e kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në një njoftim nga zyra e kryeprokurorit.

Para disa javësh është publikuar një listë me emrat e veteranëve që pretendohet se janë të rrejshëm ku në mesin e atyre listave emrin e kanë gjetur edhe persona që kanë qenë në luftë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi