“Luli, kukull në duart e Ilir Metës”, Veliaj: Nuk voton dot as veten sepse i ka skaduar karta ID, duhet të mendojmë për të ardhmen

Për drejtuesin politik të PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, Lulzim Basha është një kukull në duart e Ilir Metës. Madje, Basha – tha Veliaj gjatë një takimi me sipërmarrës në Rrogozhinë, – nuk voton dot as për veten e tij në 25 Prill sepse i ka skaduar karta e identitetit.

“Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se kur nuk të voton as gruaja jote, nuk je lider i forte.

I skadon karta dhe nuk voton dot as për veten. Tani kërkon shtyrjen e afatit të kartave. Do ta bëjmë shtyrjen e afatit, por ne mendonim se do e bënim për popullin, jo për këtë që do kandidojë për kryeministër pa kartë, pa patentë”, tha Veliaj.

Ai i bëri thirrje komunitetit të Rrogozhinës që të mendojnë për interesin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, jo për njerëz që duan të rikthejnë të shkuarën. “Partitë e tjera ofrojnë të shkuarën, rikthimin e Saliut, Fatmir Mediut, të Shpëtim Idrizit, të Dules, njerëz që nuk i lidh asgjë. Monarkisti me republikanin, PDIU me partinë e grekëve – nuk i lidh asnjë gjë, i lidh vetëm interesi për karrige. Ndërsa ne këtu na lidh interesi për Rrogozhinën, për familjet tona dhe për të gjithë qarkun e Tiranës”, theksoi Veliaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi