Luftë” plumbash në Lezhë, policia: Fatmir Kolecaj hapi zjarr në mënyrë të befasishme, pasi erdhi RENEA…

Policia e Shtetit ka reaguar pas vetëvrasjes së autorit të krimit të dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj. Policia sqaron se, pasi i kanë rrethuar banesën, Kolecaj ka hapur zjarr ndaj tyre në mënyrë të befasishme, duke plagosur një efektiv të FNSH.

Për pasojë, FNSH dhe Policia lokale kanë thirrur në ndihmë edhe forca speciale RENEA, të cilat kanë krijuar një rrethim të dytë pranë banesës së vrasësit, duke i bërë thirrje të hidhte armën dhe të dorëzohej. Në momentin, që ka qenë totalisht i rrethuar, Fatmir Kolecaj ka vrarë veten me armën e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Salianji: Prokuroria, 100% në dispozicion të qeverisë. Merret me kallëzimin e rremë, jo me kapjen e kriminelëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi për mediat pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se kjo prokurori është 100% në dispozicion...

Kuqezinjtë, stërvitje të izoluar në Skoci

Përfaqësuesja shqiptare ka zgjedhur të zbresë në fushën e stadiumit të Glasgout vetëm për ndeshjen, pa zhvilluar asnjë seancë stërvitore, një zgjedhje e trajnerit...

Kryeministri hungarez për Gruevskin: Nuk e dorëzoj mikun tim, po e përndjek Sorosi

Maqedonia ka formuluar kërkesën ku kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria, por duket se Viktor Orban nuk e ka hiç ndërmend që...

Së fundi

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet...

Trageti “i ngecur” në ujërat greke numëron 122 të infektuar me Covid-19

Ka shkuar në 122 persona numri i të infektuarëve në tragetin “Elfterios Venizelos”, i cili që prej më shumë se 14 ditësh ndodhet në...