16.5 C
Tirana

Londër: Pas përshkallëzimit të protestave, aktivizohen edhe ekstremistët e djathtë

Më datë:

Pas degjenerimit në dhunë të protestuesve të “Black Life Matter”, të cilët nisën të shkatërrojnë edhe statujat, është aktivizuar grupi i ekstremistëve të djathtë në Londër.

Kanë marrë një tjetër përshkallëzim protestat kundër racizmit në Londër ditën e shtunë, ku aktivistët e “Black Life Matter” janë përleshur me mbështetës të ekstremit të djathtë dhe për këtë arsye është nevojitur dhe ndërhyrja e policisë.

Policia ka vendosur një gjendje shtetrrethimi në stacionin e Waterloo në qendër të Londrës, ku manifestimi i anti-racizmit hasi në kundër-protestën e ekstremistëve të djathtë të cilët mbronin monumentet dhe përfundoi me akte shumë të rënda huliganizmi.

Në pamje shihet se si shumë huliganë iu bashkuan personave që mbrojnë statujat historike dhe sulmuan policinë, për të dhunuar më pas aktivistët e “Black Life Matter” në sheshin Trafalgar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...