Londër, Johnson: Corbyn të mbështesë zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri britanik, Boris Johnson i kërkoi sot liderit të opozitës, Jeremy Corbyn të jetë njeri dhe të mbështesë kërkesën e tij për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.

“Ka ardhur koha për Jeremy Corbyn të sillet si një njeri”, deklaroi drejtuesi konservator për Sky News,

“Të organizojmë zgjedhje më 12 dhjetor”, shtoi ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi dje se propozonte zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, por organizimi i këtyre zgjedhjeve kërkon miratimin e opozitës.

Jeremy Corbyn rikonfirmoi dje në mbrëmje se partia e tij nuk do të votonte për zgjedhje të parakohshme për aq kohë sa nuk do të përjashtohet kërcënimi për një dalje pa marrëveshje./ATSH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi