Lluka: Nuk do të ketë treg me Shqipërinë, pa u bërë implementimi i marrëveshjes me Serbinë

Nën organizimin e Konfindustria në bashkëpunim me IFC International Finance Corporation dhe me mbështetjen e Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, sot u mbajt edicioni i dytë i Forumit Ndërkombëtar në Prishtinë “Bashkimi i tregut në sektorin e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës”, në të cilin u diskutua për format e bashkëpunimit të energjiisë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky forum ka për qëllim rolin e krijimit të shkëmbimit të përbashkët të energjisë në këtë proces, si dhe përqendrimin në sfidat e themelimit në përputhje me zbatimin e politikës shqiptare të energjisë dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian të integrimit në tregun rajonal të energjisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka theksoi se integrimi i tregut mes Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë ndërkombëtare.

“Integrimi i tregut dhe bursa për energji mes Kosovës dhe Shqipërisë është zbatimi detyrimor ndërkombëtar, që parasheh përmes një tregu më të madh, i cili do të jetë atraktiv dhe konkurrues, që është edhe ideja e tregjeve të dy vendeve”, tha Lluka duke shtuar më pas se nëse nuk bëhet implementimi me Serbinë, nuk do të ketë implementim të tregut me Shqipërinë.

“Problemin që e kemi me shtetin e Serbisë është mosimplementimi i marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë, ku integrimi i tregjeve të dy vendeve dhe përfshirja e KOSTT-it në bursën shqiptare të energjisë, ku pika kritike është zgjidhja e problemit me Serbinë për mosimplementim të marrëveshjës së interkoneksionit”, ka thënë ministri Lluka duke kujtuar se me takimin në Bruksel ne kemi lëvizur përpara, dhe deri në fundvit pritet të kemi një rezultat me Serbinë.

Ndërsa, Gjergj Buxhuku, përfaqësues nga AlbKonfindustria, ka thënë se kërkesat politike të BE-së për integrimin e tregjeve shqiptare mbetën fjalë të mira e pa përgjigje.

“Proceset e pranuara në parim kohë më parë janë pjesë e integrimeve të tyre në BE, siç janë krijmi i tregut të përbashkët të energjisë; liberalizimi i energjisë, nëse njëra nga këto nuk funksionon sistemi i emergjisë bie. Bursa është operator që duhet drejtuar dhe menaxhuar. Zbatimi në praktikë i liberalizimit të tregut nxjerr në pah problematikat, për të shmangur pasojat për bizneset, zhvillimin ekonomik të dy vendeve.Parimet dhe kërkesat politike të BE-së për liberalizimin e tregjeve mbeten fjalë të bukura pa përgjgje, së dyti nuk duhet të harrojmë se suksesi i bursës së energjisë do të ishte arritje e dy institucioneve Kosovë-Shqipëri”, tha Buxhuku.

Zëvendësministrja e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dorina Cinari bëri të ditur se Shqipëria është optimiste për të krijuar tregun energjetik me Kosovën.

“Ne kemi marrë angazhime serioze në rritjen e kapaciteteve gjeneruese. Po punojmë në sigurimin e energjisë elektrike. Themelimi i bursës së energjisë, grupet teknike po punojnë. Shqipëria ka 6 lidhje të interkoneksionit me vendet fqinje, një 400 kilowat me Kosovën”.

Gjithashtu, Hans-Arild Bredesen, përfaqësues i Norvegjisë për sektorin energjetik theksoi se shteti shqiptar duhet t’i përshpejtoj proceset për tregun e përbashkët.

“Do të fokusohem në atë çka eshtë duke ndodhur me energjinë, jemi duke filluar që të garojmë me vendet perreth jush që të shohin fqinjët afër jush, duhet ta shpejtoni këtë proces, përshpejtoni përparësitë që keni”, tha Bredesen. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi