Liverpuli bën historinë në shtesë, Klop thyen mallkimin me Botërorin e Klubeve

Liverpuli ngjitet në majë të futbollit botëror, pasi ka arritur të fitojë edhe Botërorin e Klubeve duke mundur në finalen në Katar brazilianët e Flamengos. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop, këtë herë është dashur të presë fundin e kohëve shtesë për të ngritur lart trofeun, për herë të parë në histori, pasi anglezët nuk kishin fituar kurrë as këtë turne e as paraardhësin e tij, Kupën Ndërkontinentale.

Pjesa e parë ishte shumë e qetë, me asnjë gjuajtje në kuadrat nga të dy skuadrat të cilat studiuan njëra-tjetrën, ndërsa e dyta filloi me shtyllën e Firminos e me disa raste radhazi për të kuqtë. Vetëm Gabigol reagoi nga brazilianët me shpërthimet e tij, ndërsa Liverpuli dominoi e krijoi raste të tjera, por përsëri pa mundur të kalonte portierin Alvesh.

Ndaj për të zbuluar emrin e fituesit u desh koha shtesë, ku Liverpuli vijoi të dominonte në lojë e të krijonte raste, ndërsa goditi me kundërsulm në momentin e parë që Flamengo la një hapësirë. Mane bëri gjithçka mirë me një shpërthim në të djathtë duke gjetur Firminon i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 99 të sfidës. Goli rezistoi deri në fund, pavarësisht disa mundësive që krijoi Flamengo duke sulmuar dëshpërimisht deri në vërshëllimën finale.

Kështu, Klop i solli Liverpulit edhe trofeun e vetëm që i mungonte në histori, ndërsa tani bëhet gati të kthehet në Angli për të fituar një tjetër që për tifozët e kësaj skuadra ka gjithmonë më shumë rëndësi, titullin kampion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi