Lista Serbe për ministren e re: Ajo është ende studente, nuk ka legjitimitet në popullin tonë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka emëruar ministren e re të Bujqësisë, e që nuk kishin se si të mungonin reagimet e liderëve serbë.

Lista Serbe, konsideron se emërimi i Diana Ziviç në krye të kësaj ministry e dëshmon se Haradinaj nuk e respekton popullin serbë në Kosovë.

Tutje, ata thanë që Ziviç nuk ka legjitimitet tek populli serbë pasi fillimisht ajo ende nuk ka përfunduar studimet universitare.

Ata deklaruan që janë parti opozitare dhe kanë vetëm një detyrë, shkatërrimin e autoriteteve kosovare.

Partia serbe tha se distancohen publikisht nga ministrja e re dhe se nuk do të bashkëpunojnë me të.

“Lista Serbe distancohet publikisht nga Diana Ziviç si përfaqësuese e popullit serb. Anëtarët tanë nuk do të bashkëpunojnë me të” thuhej në këtë reagim.

Sipas tyre, ajo nuk ka ardhur në pozitë me vullnetin e votuesve dhe popullit serb por me vendim të Ramush Haradinajt.

Tutje, ata shtuan që në të ardhmen nuk do të bashkëpunojnë politikisht me Ramush Haradinajn dhe partinë e tij pasi që ata janë anti-serb.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi