Liridona prehet në vendlindjen e saj, familja hap sërish dyert e mortit

Familja e Liridona Ademajt ka hapur sërish dyert e mortit, këtë herë në fshatin e saj të lindjes, atje ku ajo do të prehet përgjithmonë.

Me miratimin e prokurorisë në Prishtinë, trupi i 30-vjeçares u zhvarros paraditen e sotme nga varrezat e Cërmjan të Gjakovës, vendlindja e bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Menjëherë pasi u zbulua se kishte qenë 33-vjeçari ai që kishte porositur vrasjen e së resë, familja Ademaj kërkoi që ajo të prehej në vendlindjen e saj.

Liridona Ademaj, nënë e dy djemve të vegjël u vra mbrëmjen 29 Nëntorit në rrethinat e Prishtinës.

3 persona u vunë në pranga për ngjarjen e rëndë: Bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili akuzohet se e porositi vrasjen e gruas, ekzekutori Granit Plava dhe nipi i Murselit, Kreshnik Kokalla, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë krim.

Në foto të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Për 3 të arrestuarit gjykata caktoi një ditë më parë 30 ditë paraburgim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi