Lionel Messi pranon ofertën arabe/ Al Hilal i jep 400 milionë Euro në vit

E ardhmja e Lionel Messi duket se është Arabia Saudita. Sipas gazetës katalanase Sport tek Al Hilal kanë për qëllim që ta prezantojnë argjentinasin të martën.

Paga e Messi do të jetë 400 milion euro, dy herë më e lartë se e Cristiano Ronaldo tek Al Nassr.

Nëse gjithçka shkon siç duhet do të ketë përsëri një përballje mes lojtarëve që kanë bërë historinë e futbollit në vitet e fundit.

Te Barcelona e deshën rikthimin e 35-vjeçarit, i cili bëri historinë me këtë fanelë, por pengesat ekonomike e pengojnë.

Lionel Messi do të jetë edhe një imazh për Arabinë Saudite që kërkon me ngulm rritjen e nivelit dhe organizimin e një Botërori, më saktë atë të vitit 2030.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi