Ligji një për të gjithë/ Ish-presidenti francez del në gjyq

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka dalë përpara drejtësisë nën akuzën e ryshfetit dhe ndikimit të paligjshëm mbi gjyqësorin.

Për këtë, 65-vjeçari mund të dënohet me dhjetë vjet burg dhe një gjobë disamilionëshe. Sarkozy ka qenë president i Francës nga viti 2007 deri në 2012. Dy vjet pas përfundimit të mandatit të tij ai u përpoq sipas hetuesve të korruptonte një prokuror. Sipas akuzës, ish-kreu i shtetit kishte tentuar të merrte informacion në lidhje me procedurën e hetimit kundër tij. Procesi i Parisit, i cili pritet të zgjasë deri më 10 dhjetor, konsiderohet i pashembullt, për shkak se një akuzë të tillë kaq të rëndë ndaj një ish-presidenti nuk ka patur kurrë në “Republikën e Pestë”, të themeluar në vitin 1958 nga legjendari Charles de Gaulle, thotë DW.

Por nuk kjo përbën megjithatë të parën herë që akuzohet një ish- drejtues i Pallatit Elysée. Paraardhësi i Sarkozy-s në pushtet Jacques Chirac u dënua me dy vjet me kusht për përvetësim dhe shkelje të besimit gjatë kohës së tij si kryetar bashkie i Parisit. Shirakut nuk iu desh të paraqitej në gjykatë në atë kohë për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa pasardhësi i tij do të shkojë:

“Unë jam luftarak”, deklaroi Sarkozy. “Do të shkoj në proces e do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi