Liga e Kampionëve, të gjitha variantet e mundshme për kualifikim

Gjashtëmbëdhjetë skuadra do të dalin në fushën e blertë të martën në mbrëmje, në kuadër të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, që për dikë do të jetë ndeshja e fundit në këtë edicion të garave, ndërkohë që ka skuadra të cilat akoma shresojnë kualifikimin në mesin e 16-të skuadrave më të mira.

Në grupin A, Manchester United (12 pikë) ka gjasat më të mëdha për të përfunduar lider i grupit, por për këtë, do ti nevojitet së paku një barazim sepse skuadra e dytë në tabelë, Baseli, ka 9 pikë.

Baseli sonte ka përballë Benfikën në Portugali, ku synon një rezultat pozitiv, më të mirë se CSKA Moska (9 pikë) në përballjen e saj kundër Manchester United në Old Trafford. Nëse të dyja ekipet Basel dhe CSKA Moska fitojnë sonte, atëherë ekipet që do të avancojnë do të përcaktohen nga krahasimi i trefishtë, përfshirë golaverazhin.

Një gjë është e sigurtë, se Benfika do të përfundojë e fundit të tabelë, meqë aktualisht është pa pikë të fituara.

Në grupin B, Bayerni i Mynihut (12 pikë) dhe Paris Saint-Germain (15 ) tashmë kanë siguruar kualifikimin në fazën eliminatore. Dy skuadrat tjera, Celtic (3) dhe Anderlecht (0), shpresojnë vendin e tretë i cili çon në Ligën Evropa.

Nëse Anderlechti triumfon ndaj Celtic-ut me rezultatin 3-0, në ndeshjen që luhet në Glasgow, atëherë siguron kualifikimin në Ligën Evropa falë golaverazhit.

Në grupin C, gjiganti anglez Chelsea, tashmë ka siguruar kualifikimin me 10 pikë të tubuara, por do t’i nevojitet një fitore në Londër kundër madrilenëve të Atleticos për të përfunduar në kreun tabelar, meqë Roma me 8 pikë, është favorit absolut sonte kundër Qarabag-ut azerbajxhanas që ka vetëm 2 pikë.

Atletico Madrid nga ana e tij, me 6 pikë të tubuara e ka patjetër të fitojë sonte në Stamford Bridge, mirëpo për t’u kualifikuar i nevojitet një humbje e Romës në fushë të saj.

Nëse Roma dhe Atletico përfundojnë me nga 9 pikë, spanjollët shkojnë tutje, në bazë të rezultatit më të mirë në ndeshjet mes vete.

Në grupin D, Barcelona ka siguruar 16-shen më të mirë dhe vendin e parë në grup me 11 pikë, 4 më shumë se Sportingu i Lisbonës në vend të tretë.

Juventusi që radhitet i dyti me 8 pikë ka pozitë të lakmueshme për t’u kualifikuar, meqë sonte luan kundër Olympiakosit që ka vetëm 1 pikë.

Për t’u kualifikuar, Sportingu e ka patjetër të fitojë sonte kundër Barcelonës në Camp Nou, por të shpresojë që Juventusi të mos nxjerrë një fitore./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi