Lideri serb Jovanoviç: Beogradi dëshiron Veriun në këmbim të njohjes së Kosovës

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç ka thënë se Beogradi edhe pse jo zyrtarisht, dëshiron të marrë Veriun në këmbim të njohjes për Kosovën.

Në tryezën me temë “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, Jovanoviç tha se Beogradi nuk po mund ta thotë publikisht kërkesën e tij për marrjen e veriut.

Sipas tij kohëve të fundit ka ndryshuar retorika sa i përket dialogut ndërmjet dy vendeve.

“E përkapi edhe dialogun. Shoh se është ndryshuar retorika. Gjendja në të cilën gjendet shoqëria e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin. Është ndryshuar retorika, nuk është problem për kryetarin të thotë që është takuar me Thaçin, nuk besoj në marrëdhënien e bazuar në persona. Ky është kërcenim për Kosovën”.

Jovanoviç akuzoi Beogradin për ndalimin e karateistëve kosovarë që të hyjnë në Serbi.

“Ne bisedojmë me Kosovën por karateistë s’mund të hyjnë ne Serbi. Është problem kur Serbia pranon Sheshelin. Nuk jam i lumtur atë që shoh rreth meje. Ne vet të formojmë marrëdhëniet tona. Secila gjeneratë ka qenë gjeneratë e luftës, duhet të kemi idenë e paqes dhe te zgjidhim mosmarrëveshjet. Ajo që ka ndodhur, nuk e di se në çfarë mënyre Serbia mund të jetë më e mirë nëse kundërshton faktin se Kosova është e pavarur”, tha Cedomir Jovanoviç.

Jovanoviç është ndër politikanët e rrallë serb që ka thënë se e njeh pavarësinë e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi