Lideri i LDK-së Isa Mustafa u dërgon letër ambasadorëve të QUINT-it

Zvarritja e emërimit të anëtarëve të KQZ-së dhe kërkesa e fundit e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që secili subjekt politik shqiptar të dërgoj nga një emër në KQZ, ka nxitur kryetarin e LDK-së Isa Mustafa tu shkruaj letër ambasadorëve të Quint-it.

Gjithashtu, po të njëjtën letër ku ka shprehur shqetësimin e tij, lideri i LDK-së Isa Mustafa sot ua ka përcjellë edhe OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë, letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth tendencave të Presidentit Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së.

Njëkohësisht, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së Presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit fatkeqësisht Presidenti ende ndihet,  shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi.

Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Të bashkangjitur gjeni letrën e skanuar dërguar për Ambasadorin e SHBA-ve Philip Kosnett, e cila u është përcjellë të gjithë të lartpërmendurve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi