Lideri i Hamasit: Jemi optimistë për të ardhmen e rezistencës

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi, ka deklaruar se planet e SHBA-së për rajonin janë në një rrugë pa krye dhe shprehu optimizëm mbi të ardhmen e rezistencës palestineze, transmeton Aandolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Presidenca e Iranit, Raisi dhe Haniyeh diskutuan zhvillimet e fundit në Palestinë dhe sulmet e Izraelit.

Haniyeh fillimisht ka uruar presidentin e ri iranian për marrjen e detyrës.

“Planet e SHBA-së për rajonin, veçanërisht Palestinën, janë në një rrugë pa krye. Tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani dhe Iraku pas vitesh është dëshmi e kësaj. Ne jemi optimistë për të ardhmen e rezistencës”, ka thënë Haniyeh.

Haniyeh ka theksuar se pas operacioneve me emrin “Shpata e Kudsit” që i filluan kundër Izraelit në maj, ekuilibri i forcave ka ndryshuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi