Lideri i ekstremit të djathtë Vox shpallet “person i padëshiruar” në Ceuta të Spanjës

Parlamenti i enklavës spanjolle Ceuta në veri të Afrikës shpalli Santiago Abascalo-n, liderin e partisë së ekstremit të djathtë Vox, “person të padëshiruar” të premten për nxitje të urrejtjes kundër popullatës lokale muslimane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky hap vjen pas vizitës së Abascal në territorin spanjoll në maj. Ai mbërriti ndërsa mijëra u dyndën në Ceuta nga Maroku midis një mosmarrëveshjeje diplomatike midis dy vendeve.

Gjatë vizitës, ai ka insinuar se popullata muslimane në Ceuta ishte në bashkëpunim me Marokun për të sulmuar Ceuta-n.

“Abascal në një moment të rëndë erdh për t’i hedhur benzinë zjarrit. Ai ofendoi pjesën më të madhe të qytetit dhe jo vetëm muslimanët. Ishte fyese për këdo në shoqërinë tonë të larmishme”, tha deputetja Fatima Hamed, e cila bëri kërkesën historike.

Kërkesa kaloi pasi 10 politikanë nga parti të ndryshme votuan “pro”, 9 politikanë konservatorë të Partisë Popullore abstenuan ndërsa partia Vox me 4 votat e saj votoi kundër kërkesës.

“Vox mbështetet në politikën e maltretimit të muslimanëve në Ceuta. Askush nuk duhet të nënvlerësojë të djathtën ekstreme sepse ajo futet në institucione duke shkatërruar bashkëjetesën paqësore dhe duke poshtëruar demokracinë”, tha Manuel Hernandez nga Partia Socialiste gjatë debatit.

Nga ana tjetër Abascal në Twitter deklaroi: “As pushtuesit dhe as bashkëpunëtorët e tyre nuk do të na trembin”.

Gjatë debatit në Ceuta, politikanët lokalë të partisë Vox e sulmuan deputeten Hamed me fjalë raciste si “ujk në lëkurën e qengjit”.

“Çdo ditë ju përpiqeni të na provokoni, veçanërisht muslimanët që përfaqësojnë të gjithë popullsinë e Ceuta-s këtu”, u kundërpërgjigj Hamed.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi