9.5 C
Tirana

Libri komik i Spiderman thyen rekord, një faqe shitet për 3 milion dollarë

Më datë:

Një faqe origjinale e libri komik të Spiderman të vitit 1984 është shitur për një 3.36 milionë dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara.

Vepra u vizatua nga Mike Zeck dhe u shfaq në faqen 25 të Marvel Comics Secret Wars nr 8.

Vepra e artit u shit në ankand në Dallas, Teksas, 10 herë më shumë se sa oferta fillestare.

Një faqe tjetër nga i njëjti libër u shit për 288,000 dollarë. Rekordi i mëparshëm për një faqe të një libri komik ishte 657,250 dollarë nga një numër i vitit 1974 i “The Incredible Hulk”. “Ne nuk mund të ishim më të lumtur, veçanërisht për blerësin, i cili e bleu artin në fund të viteve ’80 dhe i vlerësoi këto faqe.

Mike Zeck, Marvel Super-Heroes Secret Wars botimi 8, faqe 25 (1984). Foto me mirësjellje të Heritage Auctions.

Rezultatet e sotme vërtetojnë atë që kemi thënë prej kohësh: Arti i librave komik është po aq i dashur dhe i vlefshëm sa çdo gjë e vënë në telajo.” tha në një deklaratë Joe Mannarino, drejtori i artit komik të Heritage Auctions në Nju Jork.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...