Librazhd, arrestohet hajduti i bankës

 

 

 

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Librazhit pasi ka thyer me sende të forta filialin e një banke në këtë qytet.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se rreth orës 1.20 të mëngjesit të së enjtes ka rënë alarmi i një banke në sallën operative të komisariatit të Librazhdit.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë dhe kanë bërë identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar Nuredin Sula, 32 vjeç, i cili kishte marrë disa lekë të holla që kishin qenë mbi banak dhe dosje.

Por nga hetimet u zbulua se Sula dyshohet të jetë autor edhe i ngjarjes së ndodhur më datë 09.03.2018 ku ka thyer me gurë xhamin e derës kryesore të po këtij filjali banke në Librazhd.

 

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi