Libani konfirmon vdekjen e parë nga COVID-19

Sipas një zyrtari të lartë shëndetësor, në Liban është raportuar vdekja e parë nga koronavirusi i ri.

Qytetari libanez ishte zbuluar se ishte i infektuar pesë ditë pasi u kthye nga një udhëtim në Egjipt, tha ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan, për televizionin shtetëror.

Autoritetet libaneze të hënën njoftuan se numri i të diagnostikuarve me sëmundjen është rritur në 41.

Spitali shtetëror Rafic Hariri i Bejrutit njoftoi se kanë zbuluar nëntë raste të reja të virusit fatal.

Spitali shtoi se nga 122 testet e kryera kohët e fundit, vetëm nëntë persona testuan pozitivisht.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 4,027, me më shumë se 114,000 raste të konfirmuara.

Sipas Worldometer, një faqe interneti e cila përpilon shifrat e rasteve, koronavirusi është përhapur në më shumë se 115 vende dhe territore, duke përfshirë 7,513 në Korenë e Jugut, 9,172 në Itali, 7,161 në Iran, 530 në Japoni, 1.412 në Francë, 729 në SHBA dhe 321 në Britani.

Si pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar shpërthimin e virusit, qeveritë kanë mbyllur kufijtë dhe pezulluan udhëtimin tokësor dhe ajror me vendet më të prekuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi