8.5 C
Tirana

Lia e majmunit: Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) në Zvicër po shqyrton mundësinë e marrjes së një vaksine.

Më datë:

Përballë shtimit të rasteve të lisë së majmunëve në Evropë, një prej të cilave është konfirmuar edhe në Zvicër, Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) po shqyrton mundësinë e marrjes së një vaksine.

Për momentin, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, shkruajnë mediat zvicerane

. “Sqarimet në lidhje me disponueshmërinë dhe blerjen e një vaksine janë duke u zhvilluar”, tha zëvendësdrejtoresha e FOPH, Linda Nartey në një intervistë për televizionin zvicerano-gjerman SRF.

Nuk ka një vaksinë specifike kundër lisë së majmunëve, por vaksinat e lisë së majmunëve të gjeneratës së parë dhe të dytë janë efektive kundër sëmundjes, thotë ajo.

Mendohet se vaksina janë administruar në Zvicër si pjesë e një programi për çrrënjosjen e lisë deri në vitin 1972.

Njerëzit që janë vaksinuar kundër lisë para kësaj date do të kenë “ndoshta njëfarë imuniteti” kundër virusit të lisë majmunët, tha zëvendësdrejtoresha e FOPH.

“Nuk mund të them se në çfarë mase ky imunitet është efektiv për momentin”. Një vaksinë e gjeneratës së tretë kundër lisë, e cila gjithashtu ofron mbrojtje kundër asaj të majmunëve, është autorizuar në Bashkimin Evropian, përcjell tutje albinfo.ch.

Megjithatë, sipas FOPH, kjo vaksinë nuk është e disponueshme apo e autorizuar në Zvicër.

Për momentin, asgjë nuk tregon se po përballemi me një pandemi të re, vuri në dukje Nartey. “Bazuar në atë që dihet deri më tani, mund të supozohet se është më pak i transmetueshëm se koronavirusi”.

Kontakti i ngushtë është me të vërtetë i nevojshëm për transmetimin e lisë së majmunit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri të shtunën janë regjistruar mbi 90 infeksione të konfirmuara në vendet ku virusi, me origjinë nga Afrika Perëndimore dhe Afrika Qendrore, normalisht nuk shfaqet, përcjell tutje albinfo.ch.

Një rast në Zvicër

Në Zvicër, një rast i konfirmuar u njoftua të shtunën në kantonin e Bernës. Sipas autoriteteve shëndetësore, burri ka simptoma të lehta. Ai ishte i kontaminuar në një vend evropian.

Simptomat ishin ethe dhe skuqje.

Ai u vendos në izolim në shtëpinë e tij. U krye një gjurmim kontakti, për të identifikuar çdo zinxhir transmetimi, treguan autoritetet kantonale.

Të gjithë personat që kanë pasur kontakt janë informuar. “Askush deri më tani nuk ka treguar se kanë vërejtur ndonjë simptomë”, tha mjekja kantonale e Bernës, Barbara Grützmacher.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...