LDK mblidhet pasdite, kjo është arsya

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në ora 16:30 do të mbahet mbledhja për konstituimin e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Sot (e mërkurë), më datë 7 gusht 2019, në orën 16:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja në Kuvendin e nëntë të saj ka rizgjedhur kryetar Isa Mustafën, dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, kurse në mbledhjen e sotme të këtij këshilli pritet të caktohet kryesia e re e LDK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi