Lavrov: Marrëveshja e Soçit po përparon mjaftueshëm

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se kanë “përparuar mjaftueshëm” punimet në drejtim të çarmatimit të zonës jo-konfliktuale në Idlib të Sirisë.

Këto komente Lavrov i bëri gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit me homologen e tij nga Andorra, Maria Ubach, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Soçit.

Ai tha se në bazë të Marrëveshjes së Soçit procesi i çarmatimit në Idlib do të përfundojë më 15 tetor. “Marrëveshja për çarmatimin e zonës jo-konfliktuale në Idlib po zbatohet. Partnerët turq luajnë rolin kryesor në bashkëpunimin në mënyrë aktive me të gjitha grupet atje në Idlib. Informacionet tona konfirmojnë se ky proces po përparon mjaftueshëm”, deklaroi Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse tha se “në çdo rast, cilësia e kësaj pune është e rëndësishme”. “Ajo që është më e rëndësishme është që ky bashkëpunim po ecën dhe ne mbështesim në mënyrë aktive përpjekjet e partnerëve tanë turq”, tha Lavrov duke shtuar se rajoni i çarmatosur duhet të jetë plotësisht funksional pas 15 tetorit dhe se nuk është i rëndësishëm nëse procesi zgjat 1-2 ditë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi