Laslo Trocsanyi zgjidhet komisioneri i ri evropian për zgjerim

Ish-ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi do të jetë Komisoneri  i Zgjerimit në Komisionin Europian. Ai do të jetë pasues i komisionerit fort të njohur në vendin tonë, Johannes Hahn.

Komisioneri i Zgjerimit ka një rol të madh për Shqipërinë dhe vendet e tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së.

Lajmi është publikuar nga “European Western Balkans”, që shkruan: “ish-Ministri i Drejtësisë së Hungarisë László Trócsányi është nominuar zyrtarisht për pozicionin e ‘Zgjerimit’ nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Lajmi u njoftua sot në konferencën për shtyp në Bruksel, ku Von der Leyen tha se ka zgjedhur 27 drejtuesit në administratën e saj. Të gjithë kandidatët për Komisionerë do të duhet të kalojnë në një seancë dëgjimore përpara Parlamentit Evropian, dhe PE do të votojë Komisionerët në tërësi para 1 nëntorit, kur fillon zyrtarisht mandati i tyre”.

Sakaq, ka komentuar edhe ish-deputeti demokrat Genc Pollo, i cili shkruan në facebook:

“Presidentja e nominuar e Komisionit Europian Ursula von der Leyen prezantoi sot komisionerët e saj përfshi edhe Komisionerin për Zgjerimin László Trócsányi. Duke i uruar me gjithë zemër një mandat pesëvjçar të suksesshëm shpresoj shumë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të avancojë me realizëm e me një rol proaktiv të Komisionit për sfidat e shtetit ligjor duke marrë parasysh edhe përvojën e problemet e viteve të fundit. Shqipëria do të përfitonte shumë nga kjo qasje e re”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi