6.5 C
Tirana

Lamallari: Të përkushtuar për siguri të qëndrueshme në Evropë

Më datë:

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, po zhvillohet sot takimi i Grupit Drejtues Rajonal për Kontrollin e Armëve, ku Shqipëria përfaqësohet nga zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Lamallari theksoi se “Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shpreh shqetësimin e thellë mbi faktin se vlerat e bashkëjetesës në paqe mes popujve, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të promovuara në Evropë dhe në botë janë dhunuar rëndë nga agresioni ushtarak ndaj Ukrainës”.
“Në emër të Komisionit Kombëtar për Armët e Zjarrit, theksoj vëmendjen e veçantë që i kushtojmë luftës dhe zhvillimeve aktuale atje dhe se ne konsiderojmë një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj vullnetit, përkushtimit real dhe aftësisë të Komisioneve dhe autoriteteve në rajon për t’iu përshtatur dhe përgjigjur rrethanave dhe kontekstit të ri, pa humbur fokusin dhe udhëheqjen nga perspektiva e përbashkët dhe planet e dakordësuara”, tha Lamallari.
Ai theksoi se, “qeveria shqiptare rithekson përkushtimin e palëkundur ndaj kësaj nisme të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në funksion të qëllimit përfundimtar të përbashkët, konkretisht ‘sigurisë së shtuar dhe të qëndrueshme në Evropë’”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkatërrimi i kanalit të ujit në Zubin Potok, arrestohet dhe një tjetër person

Polica e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar...

Shefi i OKB: Situata në Gaza apokaliptike

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë...

Plagosi 41-vjeçarin me thikë në Vlorë, momenti kur autori vihet në pranga 

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Abaz...