Lamallari për sigurinë: Shteti në ofensivë kundër krimit të organizuar

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka përgëzuar sot Policinë  e Shtetit për goditjen e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë.

Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari ka publikuar pamje nga ky operacion dhe thekson se “arrestimi i personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapja e autorit të plagosjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, si dhe sekuestrimi i armëve, mjeteve të blinduara dhe provave të tjera kriminale janë dëshmi e profesionalizmit, vendosmërisë dhe angazhimit të strukturave tona ligjzbatuese”.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar është një betejë pa kompromis. Kushdo që mendon se mund të sfidojë ligjin, të cenojë sigurinë publike apo të ngrejë dorë mbi rendin dhe qetësinë e qytetarëve, do të përballet me forcën e shtetit dhe drejtësisë”, deklaron ai.

Ministri shpreh mirënjohje “për çdo efektiv që shërben me përkushtim dhe kurajë. Kanë mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundur”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i dhunës në Zvërnec, gjykata vendos për rojet: njëri lirohet, Biba qëndron në paraburgim

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për...

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare shkarkon drejtoreshën dhe kërkon hetim

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe...

Opozita serbe kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në...

Rama ndan pamjet: Paradë mbresëlënëse e Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë...