Lajmet dt:29/10/2020

DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020
#Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.Kodi i ri Zgjedhor hyn në fuqi pa ndryshimet e kërkuara nga Presidenti Meta.
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit me grevën e naftëtarëve, duke përsëritur sërish thirrjen që gratë të mbyllin grevën dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje me qeverinë. Kreu I qeverise e cilësoi dekretin si një sfidë të presidentit Ilir Meta, ndaj iu drejtua deputetëve të opozitës parlamentare.

Kryeministri Edi Rama në një kohë të shkurtër ka shkruar dy mesazhe për grevistet e Ballshit.Rama ka thënë se nuk i ka thirrur për negociata, sepse sipas tij nuk kanë çfarë të negociojnë, teksa ka vijuar me idenë se rafineria ka qenë pronë private dhe jo e shtetit.

PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me grevën e naftëtarëve në Ballsh

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme nga Kuvendi foli në lidhje me situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Ministrja Manastirliu ka akuzuar opozitën se po përdor politikisht pandeminë.

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.Ishte deputeti Murrizi, që i ndërhyri nga vendi ministrit, duke i thënë të mos bëjë show me deputetët dhe policinë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije lajmin se ministrja Belinda Balluku ka rezultuar pozitive me koronavirus. Me anë të një statusi në faqen zyrtare të Ministrisë shkruhet se Balluku është në gjendje të mirë shëndetësore
Deputetja Rudina Hajdari ka shkuar në Uzinwn e Ballshit për të takuar naftëtarët në ditën e 15 të grevës. Ata i kanë kërkuar asaj që të ngrejë zërin në Kuvend lidhur me çështjen e tyre.

Gjendet trupi i pajetë i inxhinierit dhe 2 punëtorëve në minierën ‘Balgjaj’, në Selishtë të Dibrës, të cilët pasi janë futur për të punuar kanë humbur kontaktet me familjarët.

Policia e Lezhës dhe forcat “Shqiponja” kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke arrestuar dy persona e shpallur në kërkim një tjetër.
Shtyhet përsëri seanca në Gjykatën e Korçës për përllogaritjen e viteve të burgut për Myrteza Caushit (Zani). Avokati tha se do shqyrtohen dosje të reja dhe nëse rezulton se ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht
Parlamenti i Serbisë e votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiç Në fjalën e saj kryeministrja Ana Bërnabiç ka theksuar që Qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, ruajtja e shëndetit të qytetarëve, interesat e Serbisë në Kosovë,

Tre njerëz janë vrarë dy prej tyre iu është prerë koka në mënyrë makabër dhe disa të tjerë janë therur me thikë në sulmin terrorist në katedrale në Nisë. Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa po zhvillohej Mesha në bazilikën e Notre Dame kisha më e madhe Katolike Romake në Nisë.

Thellohet edhe me tej konflikti I Azerbajxhani dhe Armeninë. Azerbajxhani pretendon se se forcat armene kishin “përdorur municione për të shkaktuar viktima midis civilëve” në Barda, në Azerbajxhanin qendror

Presidenti SHBA Donald Trump eshte I bindur se gezon shume me shume mbeshtetje ne shtetet e lekundura se rivali I tij Joe Biden. Anketat tregojnë zotin Biden në kryesim me diferencë 7-8% në shkallë kombëtare, por në shtetet e lëkundura diferenca është më e ulët,

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Videoja e këtyre foshnjave do t’jua rregullojë ditën

Videoja e këtyre foshnjave duke u argëtuar dhe qeshur padyshim se do t’jua ndreq ditën sot. E publikuar në Facebook, videoja shfaq dy foshnje duke...

Festat, Gjonaj aktivitet në Teatër për të miturit e burgosur

Të miturit që vuajnë dënimin dhe të paraburgosurit në burgun e Kavajës i kanë lënë sot ambientet e këtij institucioni për të marrë pjesë...

“Si do të shkojë e ardhmja jonë?!”/ Pa strehë pas tërmetit, banorët e Durrësit: Askush s’ka vlerësuar dëmet, qeratë janë shtrenjtuar

Katër mijë banorë, të cilët pas tërmetit u strehuan në hotelet e Durrësit janë të paqartë dhe...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...