LAJMET dt: 26 / 09 / 2020

DRITA TV LAJMET 26 9 2020 2
Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në Pogradec, ndërsa në krah të trupit të pajetë është gjetur edhe një fëmijë, i cili kishte 24 orë pa u ushqyer. Gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale sipas njoftimit të policisë. Ajo ishte me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza në Tiranë

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ngre alarmin për rënien e blegtorisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare. Kreu i Shtetit thekson se blegtoria nga viti 2017 po shkon drejt rënies së lirë dhe se braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, teksa sipas tij, miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

Tërmeti i 26 nëntorit la me mijëra objekte të pabanueshme në qytetin e Lezhës. Një ndër to ishte dhe banesa e qytetares Drane Fane. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, u njoh me problematikat dhe shqetësimet e zonjës Fane, e cila deri para pak javësh banonte në shtëpinë e dëmtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi