Lajmet dt : 25 / 09/ 2020

DRITA TV LAJME 25 9 2020

Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë. Rama sqaroi se Ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.

DonikaPrela është larguar nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas probleme te konstatuara me pasurinë. Ndërkohe një nga anëtarët e këtij Kolegji, Luan Daci është zyrarisht i pandehur pasi GJKKO vendosi të pranojë kërkesen e SPAK per ta kaluar per gjykim.

Dyer të shqyera, me dhjetëra shenja plumbash, mure të gërryera dhe sërish me shenja predhash. Gjithçka e shkatërruar në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan, i cili u vra pas disa orës shkëmbim zjarri me policinë dhe forcat RENEA.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

SPAK pushon për të dytën herë çështjen penale ndaj tre gjyqtareve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. tri gjyqtaret po hetohen për korrupsion pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm. Seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme në datën 29 shtator. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Naureda Llagami.

Përmes një postimi në Twitter Soreca theksoi se këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Sipas tij, plotësimi i pozicioneve të mbetura nga Gjykata e Lartë mbetet një përparësi kryesore.

Saimir Taullau, i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është vënë në pranga në Maqedoninë e Veriut. Për Taullaun, ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, pasi akuzohet për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 persona në Zvicër dhe Berat të dënuar për trafik droge, vjedhje e rrëmbim personi. Deklarimi i pasurisë u kërkohet shtetasve: -Tauland Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; -Marinelo Sula, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; -Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”; -Nderim Deliu,banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; -Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Policia ka arrestuar dy persona, pasi u kapën me armë zjarri me vete. Në pranga janë vënë 30-vjeçari me iniciale K. H., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe 24-vjeçari me iniciale S. S., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së. Në bazë të raportimit nga mediat vendase mësohet se aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.

Asambleja e pergjithshme e OKB ekëtij viti është mbajtur në internet për shkak të pandemisë dhe fokusi i saj ka qenë përballja me COVID-19 përmes veprimeve të efektshme shumëpalëshe. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësimin se pandemia po shpaloset në një sfond “tensionesh të larta gjeopolitike”.

Prane ish zyrave të gazetës satirike Charlie Hebd, katër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me thikë.Sipas informacioneve të policisë të raportuara nga mediat e huaja thuhet se i dyshuari që mendohet të ketë plagosur katër personat me thikë është arrestuar. Karnavalet e famshme të Rio De Janeiros, që tërheqin çdo vit me miliona vizitorë, janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Shkak është pandmeia e koronavirusit, ndërsa Brazili përballet me shpërthimin më vdekjeprurës të koronavirusit në botë, pas SHBA.

Në shumë shtete të Bashkimit Europian javët e fundit është parë një rritje ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 e në bazë të këtyre shifrave komisionerja për Shëndetësinë në BE ka thënë se situata shfaqet më e vësëhtirë se në muajin mars.

Ajo ka kërkuar që të gjithë shtetet të ndihmojnë në këtë situatë që po krijohet pasi sipas saj ky mund të jetë shansi i fundit për të parandaluar një përsëritje të pranverës së kalua

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Nju Jork, SHBA e gatshme për bisedime serioze me Iranin

SHBA-ja deklaroi se ishte e gatshme për bisedime serioze me Iranin pas përshkallëzimit të tensioneve mes dy...

Shqiperi:Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

TIRANË- Qeveria ka kërkuar ditën e sotme që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore për situatën e krijuar nga covid-19. Gjendja e fatkeqësisë natyrore kërkohet...

Qytetarët mblidhen në Yenikapi për “Tubimin e Madh të Stambollit”

Në rajonin Yenikapi të Stambollit mbahet "Tubimi i Madh i Stambollit" i cili organizohet nga Aleanca Presidenciale me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep...

Së fundi

“Shkelën armëpushimin”, Azerbajxhani akuzon Armeninë për luftime gjatë “paqes”

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të hënën se forcat armene shkelën një armëpushim të rënë dakord të dielën dhe hodhën granata në fshatra...

Tensionohen raportet mes Macron dhe botës arabe

Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat e profetit Muhammed, ka...

Mitsotakis flet për kufijtë detarë: E drejta për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon nuk diskutohet apo kushtëzohet, më pas shkojmë në Hagë...

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çështjen e kufijve detarë. Ai...