Lajmet dt: 24/10/2020

DRITA TV LAJME 24 10 2020

Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet. Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.Në një konferencë të përbashkët ndërmjet ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit u bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për
Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.Në një postim ka përshëndetur kandidatët që kanë kaluar në raundin tjetër të procesit të përzgjedhjes

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa dhe kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi kanë vijuar akuzat për landfillin e Sharrës.Sipas tyre, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Arben Ahmetaj janë të lidhur me element të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës.Ata shprehen se Rama dhe Veliaj çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka bërë një analizë të thellë të Kodit Zgjedhor, sipas së cilit me këtë ndryshime “vrasin ” kandidatët e pavarur.Për Bylykbashin, qëllimi i Ramës është që heq të gjithë votën e atyre shqiptarëve që më 25 prill do të votojnë kundër tij.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende nuk e ka dizejnuar fletën e votimit me të cilën qytetarët shqiptarë do tu drejtohen kutive të votimit në 25 prill të vitit të ardhshëm. kreu i grupit parlamentar Taulant Balla thumboi bëri përgjegjës Presidentin, Ilir Meta që sipas tij shkaktoi vonesa të pakuptimta për hyrjen në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se kjo forcë politikë lufton për të rinjtë, ndërsa theksoi se ajo do të jetë foltorja e tyre gjithmonë.Në një takim me gjimnazistët e LRI-së, Kryemadhi tha se vetëm me angazhimin e të rinjve në vendimmarrje, do të çonte para vendin. Mes të tjerash Kryemadhi tha se rininë shqiptarë s’ka virus që e ndal.

Në kishën e fshatit Bularat sot zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandin Kacifas, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA më 28 tetor 2018.Familjarë të 37-vjeçarit po kryejnë homazhe në kishën e fshatit Bularat, ku të pranishëm në këtë ceremoni private janë vetëm të afërm të tij.Sipas burimeve, mësohet se në datën 28 do të zhvillohet një tjetër ceremoni në kujtim të tij.

Të dielën rikthehet ora dimërore. Akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa, duke u gdhirë 26 tetori.Pas natës së të shtunës, akrepat do të shkojnë prapa një orë, pra ora 03:00 do të jetë ora 02:00 pas mesnate.Me ndryshimin e orës, tani do të shijojmë më pak dritë, por të paktën ditët e para të kohës diellore, do të duket si një orë shtesë e gjumit.

Përgjatë 12 orëve janë ndëshkuar 135 automjetetë cilat kishin parkuar gabim në rrugën “Myslym Shyrit”, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor. Policia argumenton se këto mjete shkaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.

Të shtunën, më 24 tetor, skadon afati prej gjashtë muajsh për gjykatësin e procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë, për të konfirmuar ose refuzuar aktakuzën, plotësisht ose pjesërisht.
Qindra qytetarë kanë shpërthyer në protesta në Napoli kundër masave të COVID. Kjo erdhi pas deklaratës së presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit.Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dhjetëra qytetarë në protestë ku pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi njoftimet e mëparshme se Turqia ka filluar testimin e sistemit të prodhuar nga Rusia, duke anashkaluar shqetësimet e shprehura nga Shtetet e Bashkuara. Departamenti amerikan i Mbrojtjes u përgjigj disa orë më vonë me një deklaratë të ashpër që megjithatë nuk e akuzoi Turqinë për tradhëti ndaj aleancës.

Europa po kalon ore te veshtira ne sundimin e Koronavirusit. Francë dhe Spanja tanimë kanë kaluar shifrën e një milion të infektuarve Ndërkohë që presidenti francez gjatë një vizite në një spital, u shpreh se Francës do t’i duhet të jetojë më Covid-19 të paktën deri në verën e ardhshme. Gjermania po ashtu, kaloi të shtunën pragun e 10 mijë viktimave nga Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi