LAJMET dt: 24/ 09/ 2020

DRITA TV LAJME 24 9 2020
Elbasan . Një 71-vjeçar ka qëlluar me armë për më shumë se gjysmë ore në drejtim të policisë. Efektivët që kanë rënë pre e sulmit janë pjesë e repartit FNSH dhe Shqiponja.Autori është identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç.

2 orë takim në kryeministri kanë prodhuar një dakordësi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjekëve. Të mërkurën do të ngrihen grupet e punës me përfaqësues nga Ministria dhe Sindikata për realizimin e katër kërkesave të bluzave të bardha.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe që Shqipëria të kthehet në kursin e duhur për të përmbushur kushtet për hapjen e bisedimeve për pranimin në BE.

Seanca plenare është ndërprerë për të dytën herë, kësaj radhe për një afat më të gjatë për shkak se deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi nuk ka pranuar të largohet nga foltorja edhe pas përjashtimit nga kjo seancë.Ndonëse pa mikrofon, Alimadhi ka hedhur akuza të forta dhe madje e ka quajtur Ruçin ‘komunist i ndyrë’, ndërsa kryetari i parlamentit është detyruar më pas të ndërpresë seancën.

Deputetja Rudina Hajdari dhe Elisa Spiropali janë përplasur keq me njëra-tjetrën gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi i ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare 3 dekrete për kthim të Presidentit Meta.Me shumicë votash 82, 83 dhe 84 kundër, Kuvendi nuk miratoi dekretet teksa bëhet fjalë për ligjet për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe zhvillim rajonal dhe kohezion që e ndan Shqipërinë në 4 rajone zhvillimore.

Mes debatit për Kodin Zgjedhor, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me marrëveshje mes palëve. Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka kërkuar ndalimin e ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa, duke paralajmëruar se nëse kjo ndodh atëherë jemi përballë katastrofës natyrore. Duke hequr paralele me Valbonën,

Presidenti Ilir Meta ka rihapur për herë të tretë garën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin e Presidencës sqarohet se afati i aplikimit për këtë vend vakant në Gjykatën Kushtetuese është deri më 14 tetor të këtij viti.

Bashkimi Europian i bën sërish thirrje autoriteteve shqiptare që të vejnë në funksion Gjykatën Kushtetuese.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, tha se e mirëpret hapjen e procedurave për 2 vakcanat në Gjyaktën Kushtetuese.

Kur ka kaluar 10 ditë nga ngjarja e rëndë e shpërthimit të ndodhur në urën “Vasil Shanto”, policia dhe prokuroria kanë identifikuar një makinë të dyshimtë, e cila mendohet së është e autorëve.

Hetuesit kanë dyshime se një shok I ngushtë I Klevis Kapllanit ta ketë nxjerrë në pritë 33-vjeçarin I cili u ekzekutua mesnatën e 15 shtatorit në Rrogozhinë, ndaj është shpallur në kërkim policor.

Policia ka arrestuar një pedagog të Universitetit të Korçës, nën akuzat për korrupsion. Në pranga ka rënë pedagogu i Shkencave Sociale të Uniiversitetit Fan Noli, Alket Dino.Po ashtu, policia prangosi edhe Xhevi Dervishin, që dyshohet se luante rolin e sekserit.

Shumë herë në raportet e Antimafias italiane grupet kriminale shqiptare me veprim në Romë janë cilësuar ndër më të fuqishmet me lidhje e bashkëpunime të ngushta biznesi me mafian romane e degët e mafias kalabreze në kryeqytetin italian.

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 shtetasve, 4 prej të cilëve të akuzuar për terrorizëm në shtetin italian në kuadër të operacionit ‘Martesa’
U kërkohej justifikimi i pasurisë shtetasve:

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje për shkak të refuzimit të institucioneve të Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndërhyrjet e ndërkombëtarëve duket se kanë bindur dy udhëheqësit e Turqisë dhe të Greqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis të tentojnë të flasin ndërmjet tyre për konfliktin e nisur për kërkimet për naftë në Mesdheun Lindor.

Policia ka përdorur dhunë dhe ujë më presion kundër protestuesve të mbledhur në sot pasdite në kryeqytetin Minsk, pas ceremonisë së fshehtë të rizgjedhjes si president të Aleksandër Lukashenkos, që u betua sot për një mandat të gjashtë, pavarësisht thirrjeve të pashembullta për javë të tëra që ai të japë dorëheqjen.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse ai humb zgjedhjet e nëntorit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Bozdo: Protesta e 16 marsit do të jetë më e madhe

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë Eno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 komentoi protestën e mbajtur sot para Kuvendit. Bozdo tha se pavarësisht...

Vendet më demokratike: Zvicra në vendin e nëntë

“Inteligence Unit”, rrjeti i publikimeve i revistës së njohur “The Economist” ka publikuar Indeksin e Demokracisë për vitin 2017. Sipas kësaj renditje në vendin e...

Lesoto konfirmon rastin e parë me COVID-19

Mbretëria e Lesotos ka konfirmuar rastin e parë me koronavirusin e ri (COVID-19). Ministria e Shëndetësisë e shtetit enklavë në Afrikën e Jugut tha se...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...