Lajmet dt: 19 / 11 / 2020

Qeveria shqiptare hapi garën ndërkombëtare për parkun e dytë energjitik në Shqipëri.Është zgjedhur Spitalla në Durrës, si një zonë me rrezatim të lartë dhe industrial, park i cili do të shtrihet në 120 hektarë.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.
Ministria Ogerta Manastirliu në një komunikatë për mediat ka sqaruar situatën e koronavirusit në vendin tonë. Ajo shprehet se java e 46-të e pandemisë që nga fillimi ka regjistruar numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkon sërish nga Presidenti dhe Parlamenti që të nxitojnë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri në fund të këtij viti. Diplomatja amerikane përshendet reagimin e shpejtë të këtyre dy institucioneve pasi publikuan publikuan listat e kandidatëve.

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve që të miratojnë sa më shoejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca-Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.kreu I shtetit tha se është e patolerueshme që në Shqipëri, vetëm 44% e autorëve të akuzuar për abuzim seksual me të mitur, janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet e tij me biznesmenët ku këtë të enjte u ndal në qytetin e Durrësit në një nga fabrikat e prodhimit të letrës. Duke folur me sipërmarrësin Bardhyl Baltëza ai solli në fokus dhe njëherë premtimet që PD ka bërë për biznesin e madh.

Bashkia e Kukësiit e drejtuar nga Safet Gjici ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Bashkim Shehu për shpërdorim detyre.

Avokati i Popullit ka publikuar konkluzionet në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë përiudhës kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Avokati i Popullit kërkon ndëshkimin e atyre efektivëve që ushtronin dhunë ndaj qytetarëve, të nisë hetimi disiplinor dhe në fund të realizohet ndëhskimi për ta.

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin e ndodhur në lokalin e një 46-vjeçareje në Shkodër.Pronarja e lokalit Hana Foleta nuk ka dyshime mbi autorët. Tre muaj më parë, djali i 46 vjeçares është përfshirë në një plagosje
Dështon seanca e parë për të akuzuarit për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur në 9 prill të vitit 2019, ku u morën rreth 4.6 milion euro.Shkak për shtyerjen e seancës së sotme u bë mungesa e gjyqatares Miliana Muça.

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Elbasan dhe Peqin, duke u dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për vepra të rënda penale vrasje, rrëmbim dhe shitje narkotikësh.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim shtetasve:
-Mustafa Methasa, banues në Elbasan, -Dylaver Methasa, banues në Elbasan -Arsen Salla, banues në Elbasan, -Ervis Çela, banues në Peqin,
-Ardjan Çela, banues në Peqin,

Autoritetet policore italiane të Antimafias e Guardia di Finanza kanë shkatërruar një grupi italo-shqiptarë që trafikonin drogë mes vendeve të Ballkanit përfshirë dhe Shqipëria, Spanja e Italia. Operacioni ka çuar në sekuestrimin e të mirave materiale e raporte financiare me vlerë 3.5 milionë euro mes të cilave 14 automjete, një mjet lundrues, 1 motorr.

Gjykatës së Lartë në Beograd,ka leshuar nje urdher per zhvarrosjen e kufomave në një varrezë masive në Krizhevak të Komunës së Rashkës.
Presidentin e zgjedhur Joe Biden eshte fokusuar tashme tek pamdemia covid-19.

Vaksina anti-Covid që është prodhuar nga Universiteti i Oxford-it ka dhënë një përgjigje të mirë mbi rezultatet e saj. Në raportet e provës së fundit vaksina ka treguar se krijon një imunitet tek mosha e tretë duke filluar nga mosha 56 vjeç deri në mbi 70 vjeç.
Shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, ka paralajmëruar se vala e dytë e COVID-19 do të luftohet pa vaksina, pasi sipas tij kjo e fundit mund të mos mbërrijë në kohë për disa vende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi