Lajmet dt: 19 /10 / 2020

DRITA TV LAJME 19 10 2020
Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se në rast se nuk reflektohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor atëhere Shqipëria do të shkojë në referendum në datën 25 prill kur dhe zhvillohen zgjedhjet.

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Metës pasi ky i fundit dha mesazhe kërcënuese ditën e sotme.Rama i thotë se Meta ësthë thjesht komandant i LSI dhe jo komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi Shqipëria nuk është në luftë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e urisë së naftëtarëve duke u bërë thirrje që ta ndërpresin atë dhe së ai është i gatshëm të ulet më ta për të diskutuar.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat nga selia blu ka prezantuar platformën e PD-së anti-korrupsion dhe anti-oligarki të quajtur si ligji Antimafia duke thënë se kur të vijë ajo në pushtet këto kontrata do të anulohen dhe do të hetohen.

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK (Prokuroria e Posaçme) padinë për inceneratorët. Ish-deputetët Çlirim Gjata dhe Jorida Tabaku, janë paraqitur paraditën e sotme, pak orë pas lajmërimit të kreut të selisë blu, Lulzim Basha, për të dorëzuar padinë.

Ish-deputetja e Partisë Demoratike Albana Vokshi ka denoncuar se qeveria nuk po merr asnjë masë për përhapjen e COVID-19 në shkolla. Gjatë një deklarate për mediet nga shkolla “Emin Duraku” në Tiranë, Vokshi theksoi se po fshihen raste me koronavirus dhe deri më tani janë mbi 320 mësues e nxënës të prekur.

Ambsadorja e SHBA-së përsërit thirrjen e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.Përmes një postimi në facebook ambasadorja Yuri përshëndeti të gjithë ata që do I përgjigjen thirrjeve të presidencës dhe parlamentit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se “BE do të martohet me ne, po nuk na flet”. Gjatë një takimi me zyrtarë lokalë në qytetin e Kukësit, ambasadori thotë se kushti kryesor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zbatimi i reformës në Drejtësi

Nesër Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias mbërrin rreth orës 11:00 në Tiranë. Fillimisht ai do të takohet me homologun e tij Gent Cakajn në ministrinë e jashtme, më pas do të shkojë në Kryeministri, ku do të ketë edhe një konferencë me Ramën.

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti sot në Kavajë.Aksidenti ka ndodhur në zonën që njihet si “Popmat e Ujit”. Mjeti që drejtohetj nga shtetasi me iniciale B.H ka aksidentuar shtetasin me iniciale L,Gj, 78-vjeç, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë.Pavarësisht ndihmës së parë, i moshuari ka ndërruar jetë në spital.

Ditën e sotme nisi seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjetër mirëpo siç është bërë përgjatë këtyre dy viteve, sërish është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve.

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë, tre të dënuarve në Lezhë e Mirditë, për vepra të ndryshme kriminale.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim të dënuarve:
Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë,
Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë,
Besmir Lugina, banues në Lezhë,
Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano thotë se qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar.

Nacionalisti djathtë Ersin Tatar ka fituar zgjedhjet presidenciale në Qipron e Veriut.Tatari, i cili është mbështetës i idesë që Qipro të jetë e ndarë në dy shtete, fitoi me 52% të votave.Më herët, kundërshtari dhe udhëheqësi i tij në detyrë, Mustafa Akinci, kërkoi ribashkimin me pjesën Greke të ishullit.Qipro është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi veriun pas një grushti shteti ushtarak të mbështetur nga Greqia.

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në tubime në të gjithë Francën në nder të Samuel Paty, mësuesit që iu pre koka para nxënësve të tij.Njerëzit të mbledhur të dielën, 18 tetor, në sheshin “Republikë” në Paris mbanin sloganin “ Jam një mësues“. Deri tani janë arrestuar 11 persona si pjesë e hetimit por nuk jepen detaje të tjera.

Më shumë se 40 milion të infektuar në botë me Covid-19 dhe rritja e vazhdueshme e tyre ka bërë që një pjesë e madhe e vendeve evropiane të rikthejnë kufizimet. Italia i shtohet listës së vendeve me kufizime shtesë ndërkohë që Sllovenia heq dorë nga gjurmimi i rasteve të reja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi