LAJMET dt: 19/ 09/ 2020

LAJMET DRITA TV 19 9 2020

“Pse më sheh” ka qenë ky motivi i sherrit masiv në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme i cili përfundoi me një viktimë dhe 2 të plagosur. Kaq ka mjaftuar që një grup prej 5 personash të konfliktohen fizikisht me sende të forta dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç (ky i fundit ka ndërruar mbiemrin).

. Për kreun e shtetit, propozimi i socialistëve nuk është një hapje e listave në masën 100%. Duke i quajtur me nota ironie “shakaxhinjtë e integrimit”, Meta nuk i ka kursyer kritikat për Kuvendin, sipas së cilit “edhe një kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme”.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nëpërmjet një deklarate për mediet u shpreh se në mbi 80% të shkollave të vendit mungojnë kushtet e higjenës. Ndërkohë ajo denoncoi se mbi 50 mësues janë të infektuar me COVID-19.

Familjet në Lezhë të cilave iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, kërkojnë ndërhyrjen e shpejtë të shtetit, pasi me afrimin e dimrit jetesa në çadra është e pamundur.Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, shprehet se ka trokitur në zyrat e bashkisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Erion Alibej ka mohuar të jetë porositësi i vrasjes së Bujar Çelës, ndodhur mëngjesin e 17 shtatorit 2020 në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.Në vijim të hetimeve për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në Elbasan grupi hetimor ka marrë në pyetje Erion Alibej por burime nga policia bëjnë me dije se ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit teksa ka mohuar akuzat.

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 3 personave. Ngjarja në fjalë ndodhi 2 gusht të vitit të kaluar në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Gentian Minos ishte i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit dhe arrestimi I tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Zaranika”.

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditore për Gentian Manajn, i arrestuan në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS.Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Policia e Shtetit është angazhuar në terren për rritjen e sigurisë, si dhe vënien në pranga të eksponentëve të krimit. Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është arrestuar nga policia kufitare e Morinës, duke tentuar të hyjë në Shqipëri me pistoletë në çantë, Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Bashkia e Kamzës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i dy kondicionerëve. Më pas ka qenë një qytetar i cili është munduar që ta fik zjarrin me kova uji deri sa ka arritur zjarrfikësja.Sipas zjarrfikësve, shkak i zjarrit është kondicioneri i ndodhur sipër strehës që ka marrë flakë, por situata po vihet nën kontroll tashmë.

 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias deklaron se se institucioni që ai drejton po shqyrton veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në detin Jon.

Shënohet viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica. Mësohet se bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave të furishëm.

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Turqia ishte e gatshme të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në mesdheun lindor.

Në të gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar më shumë se 30 milionë raste infeksioni nga koronavirusi.Deri tani nga emergjenca shëndetësore kanë humbur jetën më shumë se 946,000 persona.

Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko ka thirrur besnikët e tij dhe ka deklaruar se do të mbyllë kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë dhe Lituaninë dhe do të vendosë ushtrinë për të kontrolluar kufirin me Ukrainën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi