Lajmet dt: 19 / 01 / 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse qeveria e tij fiton një mandat të tretë nuk do të ketë as ulje dhe as rritje taksash për biznesin e vogël dhe të madh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila është shprehur e habitur me reagimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët përballë selisë blu zbuloi se sot ka zhvilluar një takim online me përfaqësues të PE me të cilët ka diskutuar në lidhje me ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e prekur nga ndërtimet infrastrukturorë në zonën Vlorë Orikum, të cilët i kanë pranuar se askush nuk është konsultuar me ta.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka qenë në Fier, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët e lagjes “15 tetori”.Kryemadhi theksoi se duhet që të ndalet emigrimi masiv i të rinjve, kurse shtoi se Fieri i ka të gjitha mundësitë që të zhvillojë turizmin e bujqësinë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim online me Augusto Silva, ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë. Nëpërmjet një postimin në Twitter Xhaçka bën të ditur se gjatë bisedës u diskutua për presidencën portugeze e KE dhe zgjerimi i BE-së.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti i është përgjigjur akuzave të PD-së në lidhje me largimin e 25 punonjësve nga laboratori, pasi ky shërbim do të jepet me koncesion. Drejtori Dajti shprehet se asnjë nga punonjësit nuk i është ndërprerë kontrata e punës dhe së ato do të jene pjesë e marrëveshjes se re me koncesionarin.

Pavarësisë nëse mbetën të kënaqur apo u detyruan ta japin tokën për truall me kërcënimin e ligjit, puna për ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit nisi.Kantieri u ngrit këtë të martë, 13 ditë pas angazhimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan për të ndërtuar spitalin e ri që pritet të kushtojë deri në 70 milion euro
Në policinë e komunës Citta di Castello në provincën e Perugias është depozituar denoncimi për zhdukjen në Shqipëri të shtetasit Davide Pecorelli.Në këtë qytet jetojnë ish bashkëshortja e tij e fëmijët.

Plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës.

Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-dymbëdhjetë-milje në Perëndim. Bëhet fjalë për detin midis Greqisë dhe Italisë. Miratimi i parlamentarëve konsiderohet i sigurt. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias shpjegon se është një e drejtë e paprekshme e sovranitetit për Greqinë të zgjerojë ujërat e saj territoriale – kjo nuk kërkon negociata me vendet e tjera.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se deklarata e kandidatit për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, për një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë është një kërcënim jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin, Evropën dhe të gjithë botën.

Administrata e Joe Biden nuk do të heqë kufizimet ekzistuese të COVID-19 për udhëtarët nga jashtë.Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, thotë se SHBA do të vijojë të mbajë ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-së dhe Brazilin, pavarësisht një urdhri të presidentit Donald Trump për t’i hequr ato

Pas 321 votave pro në Dhomën e Deputetëve, Kryeministri italian Giuseppe Conte përballet me provën më të vështirë sot: atë të Senatit. Por në Senat beteja e Conte-s duket shumë më e vështirë dhe arritja e 161 votave të nevojshme konsiderohet si një mirazh. Italia Viva deri tani është e vetmja forcë që ka konfirmuar zgjedhjen për të abstenuar.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas mirëpriti, siç tha, “sinjalet pozitive” nga Turqia mbi çështjen problemtike të kërkimit të gazit në Mesdheun lindor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi