Lajmet dt: 18 / 11 / 2020

Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë në seancën e dytë. Prokuroria ka kërkuar që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021, por kjo është kundërshtuar nga avokatët e të pandehurve.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.
Prokuroria Tiranës nis kryesisht hetimet për të kontrolluar pikat e tregtimit dhe faqet online per bombulat e oksigjenit. Jo vetëm për cilësinë e sigurinë e tyre por edhe fshehje e të ardhurave pas janë biznese të palicencuara.

Koronavirusi shtyn seancën plenare të planifikuar për ditën e nesërme.Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një kërkesë pranë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin ose jo të punës normale të Parlamentit

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, ku mes të tjerash e ka uruar për mandatin e saponisur në Shqipëri.Në një postim në ‘Facebook’,

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota dekretin e Presidentit për kthim në Kuvend të ligjit për ‘’Gjendjen Civile’’. Në mbledhjen e zhvilluar online të ‘Ligjeve’ ishte i pranishëm dhe këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, për të parashtruar arsyet e kthimit të ligjit.

Kompanitë që janë ofruar për të sjellë pajisjet e identifikimit biometrik të votuesve kanë sjellë oferta nga 12 milionë euro në 28 milionë euro. shifra më e lartë e përllogaritur është 28 milionë dollarë dhe është ofruar nga një kompani e huaj, ndërsa shifra më e ulët është 14 milionë dollarë nga një kompani shqiptare.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.Basha shkruan në Twitter dhe Facebook se qytetarët kanë pritur një ndihmë nga Rama por ky i fundit nuk ka kohë për to.

Partia Demokratike ka denoncuar se në shkollën ‘Shyqyri Peza’ në Kombinat vijon mësimi me 4 turne. Zëdhënësja e Partisë, Ina Zhupa ishte e pranishme ditën e sotme në ambientet e shkollës prej nga bëri të ditur se ende nuk ka nisur rikontruktimi i shkollës pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i një viti më parë.

Kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore nuk mundi të miratohet nga ministrat e Punëve Evropiane të BE-së. Një deklaratë zyrtare pas takimit tha vetëm se është shënuar përparim i dukshëm.

Fatmir Hoxhaj, i arrestuari për vrasjen Ahmet Toskës në Fier ka dalë sot para trupit gjykues. Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Hoxhajn. Përpara togave të zeza, Hoxhaj ka mohuar akuzat.

Prokuroria e Tiranës ka pushuar akuzat për të akuzuarit e vrasjes së Jurgen Kurtit, i njohur edhe si “menaxheri i VIP-ave” në kryeqytet. Behet me dije se akuza ka rrëzuar pretendimet për Olsi Qalliajn, Elsi Levendin, dhe Alesio Berberin. Po ashtu, prokuroria ka shfuqizuar masën e sigurisë “Arrest me burg në mungesë” për Klodian Banen, i njohur edhe si “Buxhaku”.

Në Fushë-Krujë dhe në Durrës ka shkuar së fundmi kërkesa me shkrim nga Operacioni Forca e Ligjit për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë e dy shtetasve të dënuar më parë për për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Shkëlqim Mirin banues në Fushë Krujë, ;Adem Keçi banues në Durrës,

Aktoir i njohur, Leonardo Di Caprio, del sërish në mbrojtje të lumit Vjosa për ndërtimin e HEC-eve. Aktori me famë botërore ka postuar një foto të lumit Vjosa në profilin e tij në Instagram, me mesazhin “Vjosa, jo diga”, ndërsa e shoqëron me një shkrim të gjatë.

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Turqia, vendos masa shtesë kufizuese.Po ashtu do të ketë kufizim të lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç. Situata në vend është e rëndë, pavarësisht zhvillime premtuese në lidhje me vaksinat, por kërcënimi vazhdon.Erdogan theksoi se shkalla e infeksioneve të reja dhe vdekshmërisë në disa qytete, veçanërisht në Stamboll janë tejet shqetësuese.

Amerika ka vendosur që të tërheqë të gjithë ushtarët që ka në Afganistan dhe në Irak. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes, Christopher Miller, i cili tha se shumica e ushtarëve do të kthehen në SHBA para datës 15 janar të vitit 2021.

Presidenti Donald Trump shkarkoi të martën drejtorin e agjencisë federale që garantoi besueshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2020.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS”- Basha: Edi Rama sot hesht, shqiptarët do të drejtohen nga krimi për sa kohë ai është kryeministër

Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh...

Erdogan: Do të presim një kohë të caktuar për operacionin në lindje të Eufratit

Turqia do të presë për operacionin antiterrorist në lindje të lumit Eufratit në veri të Sirisë, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan. “Biseda telefonike...

Zbardhen lëvizjet para resortit luksoz, trupi i Jan Prengës u mbështoll me qese, autorët e lanë 7 orë në një furgon

“News 24” ka publikuar detaje tronditëse nga vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u rrëmbye dhe u...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...