Lajmet dt: 17 / 11 / 2020

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se situata e COVID-19 po monitorohet si edhe ecuria e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre.

Zbardhen detaje nga vdekja tragjike e gruas shtatzëne te Spitali Infektiv. 28-vjeçarja ishte shtruar prej disa ditësh në Infektiv, në katin e tretë të spitalit. gjatë ditës së djeshme, gjendja shëndetësore e të resë është rënduar dhe mjekët kanë vendosur ta transmetojnë në reanimacionin e Spitalit infektiv.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga Kryeministria dhe ka folur mbi punimet dhe të gjitha kantieret e hapura për furnizimin me ujë të pijshëm.Rama bëri me dije se falë investimeve brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 52 zona të mëdha urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit

 

Në ceremoninë e përkujtimit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë kryebashkiaku Erion Veliaj teksa vlerësoi heronjtë e vendit nuk la pas akuzat ndaj opozitës.Edhe Presidenti Meta ditën e Çlirimit të Tiranës e shikon si një ditë reflektimi.

Vijon sërish ‘lumi’ i akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt Lulzim Bashës. Mëngjesin e sotëm, Rama e nisi ditën duke publikuar një video përmbledhëse të të gjithë zërave mediatikë, kundër Bashës, por për të njëjtën çështje.

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka reaguar për sulmet dhe akuzat që i janë hedhur kreut të PD në Shqipëri, Lulzim Basha lidhur me rolin e tij në luftën e Kosovës si hetues i UNMIK.Isa Mustafa kërkon që sulmet pa arsye të shëndosha dhe pa argumente të dalën pasi po e dëmtojnë Kosovën.

Më tone të zbutura dhe bindëse për një fitore të opozitës së bashkuar u shfaq në daljen e saj të rradhës para gazetareve Monika Kryemadhi. Këtë të fundit sipas kryetares së LSI e bashkon vetëm 1 arsye: Rrëzimi i Qeverisë dhe ardhja në pushtet.

U përdhunua që 9-vjeçe nga vjehrri i motrës, por 72-vjeçari Bajram Tusha është lënë i lirë nga Gjykata e Sarandës një ditë më parë, ndonëse për rastin faktet janë tronditëse, pasi abuzimi i saj (tani 17 vjeçe) është pranuar edhe përmes përgjimeve.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve në Tiranë dhe Fiert për vrasje, prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike.
-Fatmir Kallash, banues në Fier, -Renato Rapaj, banues në Fier,
-Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në ”Financial Times” për fituesin e zgjedhjeve në SHBA dhe Presidentin e 46-të Joe Biden që e cilëson si një mik jo të zakonshëm.

 

Joe Biden ka paralajmëruar se “njerëzit mund të vdesin” nëse administrata e tij presidenciale e ardhshme vazhdon të pengohet nga Donald Trump. Presidenti i zgjedhur tha se ishte i nevojshëm bashkërendimi për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 65 raste të coronavirusit midis stafit të vendosur në selinë e saj në Gjenevë. rreth gjysma e infeksioneve të regjistruara deri më tani ishin te njerëzit që kishin punuar nga shtëpia

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gjykata i kthen Prokurorisë akuzën kundër Agim Çekut dhe të tjerëve!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer aktakuzën mashtrimet në listat e veteranëve për përmirësim dhe qartësim në Prokurorinë Speciale. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Special...

Surpriza e bukur për 100 vjetorin e lindjes së Nezihat Stërmasit, Veliaj: Je mbretëresha e Tiranës! Do shpërblejmë ekipin për fitoren

Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës së futbollit bardheblu, Tiranës, mori një surprizë të veçantë për 100 vjetorin e saj. E rrethuar nga trofetë e...

Kampioni shqiptar në xhudo: Edhe sportistët janë romantik

Indrit Cullhaj, kampioni shqiptar i xhudos në Ballkan, ishte i ftuari i parë i Xhesit në këtë sezon të ri të “Pop Culture”. I pyetur...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...