Lajmet dt: 16 / 11 / 2020

Kuvendi ne seancen e dites se sotme ka patur prioritet miratimi e buxhetit për vitin 2021. Fokusi kryesor i buxhetit është përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike.

Miratohet me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, buxheti i shtetit për vitin 2021.

Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish opozitën se nuk ka patur një rol konstruktiv në përballjen me COVID-19. Kreu I qeverise tha se akuzat e opozitës për spitalet në kolaps janë kriminale, ndersa shtoi se opozita nuk mund të vijë në qeveri duke pasur aleat covidin.

Për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, vetëm përmes shtimit masiv të testimeve pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.

Një ditë pasi SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, nisi hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Twitter, për prokurorët.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit, tha se ka ardhur koha që të forcohet ligji për financimin e partive politike në vend. Balla akuzoi Lulzim Bashën se ka pranuar investime dhe mbështetje financiare nga Rusia, që sipas deputetit nuk është një vend miqësor me Shqipërinë.ndersa ka reaguar PD ish de[utetit Gazmend Bardhi se Balla nuk mbyll dot problemin e tij me akuzën se ka gisht me 3.4 milionë eurot e Toyota Yaris, e prandaj sulmon PD.

Deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita e ka cilësuar Sandër Lleshajn si Ministri i Brendshëm më i dështuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëia.Sipas tij nëse Lleshaj do kishte moralin e një ushtaraku nuk do ulte e të përçmonte figurën e policit.

Nga foltorja e kuvendit Deputetja Rudina Hajdari akuzoi qeverine se I ka lene qytetaret ne meshire te fatit, duke I dhene ne kete kohe krize nje ndihme qesharake, prej vetem 2 mije leke të vjetra në ditë.

Oriola Pampuri është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dështuar në shëndetësi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se 13 ambulanca presin në radhë tek spitali Infektiv dhe se sirenat e tyre janë dështim i Ramës për pandeminë.

Kryeministri Edi Rama me ane te një video të publikuar në FB ka permtuar se verën e ardhshme Rruga e Arbërit do të jetë e perfunduar, duke theksuar se deri me tani 60% e punimeve jane realizuar.

OSBE tashmë nga sot do të ketë një ambasador të ri në Shqipëri. Italiani Vincenzo Del Monaco do të zëvendësojë gjermanin Bernd Borchardt që largohet. Më 30 shtator të këtij viti ishte vetë Prezenca e OSBE në Shqipëri ajo që njoftoi zëvendësimin e Bernd Borchardt në mbarim të mandatit 4 vjeçar me Vincenzo Del Monacon.

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e cila me dy pistoleta në makinë teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Operacioni “Perimetri” ka shigjetur një 32 vjeçar ditën e sotme, i cili u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të jashtëligjshëm.

Operacioni Forca e Ligjit, ne vijimesi te zbatimit të Ligjit Special eshte ndalur sot ne diber, ku I ka derguar formularin e vetdeklarimit te burimeve te pasurise 3 shtetasve te denuar me pare. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E.(M.) Ç., banues në Dibër, T. V., banues në Dibër, A. M., banues në Dibër,

Rendohet bilanci I covid19 ne kosove. Instituti kombetar I shendetesise publike raportoi se ne 24 ore kosova ka regjistruar 11 viktima dhe 688 raste te reja positive. Nderkohe qe jane konfirmuar te sheruar plotesisht nga virusi edhe 236 qytetare.

Te merkuren, 18 nentor rreth ores 11:00 pritet te mbahet konferenca e pare statusore, ne gjykaten speciale te hages, ndaj katër figurave të rëndësishme të UÇK-së.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik të Vjenës,ku u shpreh i bindur se integrimi i tregut të përbashkët rajonal është hapi i parë për pajtimin politik të rajonit.

Vijojne shifra te larta te covid19 ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik gjate perditesimit te te dhenave raportoi se jane regjistruar 198 viktima dhe 12,839 raste të reja pozitive ne tri ditet e fundit.

Nje tjeter vaksine duket se ka rezultuar e suksesshme, pasi mbron 95% nga COVID-19. BBC ka njoftuar se vaksina eshte prodhuar nga kompania amerikane Moderna, eshte provuar tek 30 mijë njerëz në SHBA , dhe per disa jave planifikon të aprovohet.

Shkencëtari turko-gjerman, Uğur Şahin deklaroi se fundmi se nga dimri I ardhem jeta mund ti kthehet normalitetit,

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se sapo te perfundoje ‘’Lock-Down’’ I vendosur, e gjithe popullsia e austrise do te testohet masivish, ndersa u shpreh se kërkon që të rikthejë vendin në normalitet me rihapje të sigurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi