Lajmet dt: 11 / 11 / 2020

Published on Nov 11, 2020
Reshat Grembi 69 vjeçari i infektuar me COVID i cili u hodh ditën e djeshme nga kati i dytë i spitalit infektiv dhe shpëtoi, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e sotme.Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30 dhe pacienti ishte shtruar para dy ditësh në spitalin COVID/1 në Tiranë.

Hyn ditën e sotme në fuqi ora policore e vendosur dy ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me qëllimi ndalimin e përhapjes së infektimeve me Covid 19 në vendin tonë.Duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune apo emergjencave shëndetësore.Ai që thyen këtë masë gjobitet me 10 mijë lekë të rinj.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID, duke e quajtur këtë një hap me rëndësi për masat që merr shteti në luftën kundër pandemisë. Kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë,
Kryeministri Edi Rama njofton për një paketë të re financiare në ndihmë të qytetarëve për të përballuar pandeminë e koronavirusit.Rama tha se nga kjo paketë parashikohen të përfitojnë të sëmurët por dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me përgatitjen që stafi mjekësor ka bërë për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Në fjalën e saj në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo ka shtuar se Shqipëria sipas vlerësuesve të huaj, hyn tek vendet e përgatitura.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një nga të pranishmet e cila në profesion është mësuese. Ajo zbuloi se e gjithë familja e saj e kaluan virusin, madje dhe babai i saj i cili është 90 vjeç.Qytetarja me mbiemrin Hanku tregoi se covid i zgjati katër javë, mori 700 mijë lek ilaçe, më shumë seç paguhet në profesionin e saj.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje drejtuar qeverisë. Basha kërkon që të bëhen më shumë teste si dhe të ofrohet zgjidhje për rimbursimin e plotë të qytetarëve që janë prekur me COVID e që po kurohen në shtëpi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballaka akuzuar kryetarin e PD Lulzim Basha qe ka fakte se ka fshehur prova te rendesishme te kosoves.

Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos konfirmohet pozitiv me Covid-19.Kleriku i lartë është dërguar në Greqi për një shërbim më të specializuar.
Komisioni i Pavarur i Apelimi ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e KPA-së, për përjashtimin nga radhët e sistemit të drejtësisë të Arjana Fullanit.
Operacioni Forca e Ligjit rikthehet në Tiranë ku ju çon formularët e vetëdeklarimit 6 personave, që të gjithë të dënuar më herët për vepra të ndryshme kriminale.
Redi Gora (K.), banues në Tiranë, Florjan Hysa., banues në Tiranë
Ylli Hakballa, banues në Tiranë, Altin Hoxha., banues në Tiranë,
Artur Konja., banues në Tiranë, Rinaldo Xhemo .(Filaj.), banues në Tiranë,

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi po bën paraqitjen e parë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat i kanë konfirmuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Me zgjedhjen e Joe Bidenit si President në SHBA mund të ndryshojë edhe qasja e Shtëpisë së Bardhë ndaj Ballkanit. prof. Daniel Serwer eshte shprehur per marrëveshjen e shtatorit në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit,

Përpos tërmetit që tronditi mëngjesin e sotëm rajonin tonë, ishulli grek i Kretës u përball me një tjetër fatkeqësi natyrore.Reshje të dendura shiu, të shoqëruara me baltë, bllokuan Kretën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik mes banorëve.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se është “turp” që presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Udhëheqësit botërorë, përfshirë shumicën e aleatëve amerikanë, e kanë uruar Bidenin për fitoren në zgjedhje

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi